Rabiot sfidon Interin: Mezi pres të luaj derbin, do të ishte bukur të fitoja me Milanin
Adrien Rabiot hedh dorashkën e sfidës Interit. Pak ditë nga Derbi i Madonninës, mesfushori francez foli në Dazn duke treguar ndjesitë e tij në prag të kësaj sfide.
‘Një ndeshje elektrizuese, nuk e kam parë kurrë në stadium, por mezi pres të jem aty sepse këto lloj sfidash më pëlqejnë shumë-tha Rabiot-në televizion nuk perceptohet mire ambienti, por do të jetë bukur të them se ka luajtur një derbi të tillë. Do të jetë e vështirë, jemi dy skuadra të forta. Do të jenë detajet ato që do të bëjnë diferencën. Maignan më ka folur për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, sa e rëndësishme është fitorja e saj për historinë dhe tifozët. E gjithë kjo më karikon dhe mezi pres të luaj, edhe për faktin që nuk luaj prej 1 muaj dhe kam shumë dëshirë të kthehem në fushë’
Adrien Rabiot është jashtë fushave të lojës prej 1 muaji për shkak të një problemi në pulpë me mesfushorin francez që foli edhe për problemin e tij.
‘Ndihem mirë, gjatë këtyre javëve, kam punuar në palestër dhe jashtë-shtoi Rabiot-më mungon vetëm fusha. Në aspektin muskular dhe në atë psikplogjik jamë shumë mirë. Mendoj se mund të jap ndihmën time, nëse jam unë, jemi më të fortë. Jap gjithnjë maksimumin për shokët e mi të skuadrës. Ka pasur momente pozitive dhe negative. Kemi bërë mirë kundër ekipeve të mëfha, por na ka munguar diçka në ndeshjet kundër Pisa dhe Parmës. Ishim më pak të përqendruar, skuadra ishte më pak solide’
Një nga arsyet që e shtynë Rabiot të zgjedhë Milanin për të vijuar karrierën ishte padyshim prania e Massimiliano Allegrit, me të cilin kishte punuar edhe te Juventusi
‘Me trajnerin gjithnjë jam ndjerë mirë-vijoi Rabiot-jam shumë i kënaqur që punoj sërish me të, më pëlqen të jem me personat e duhur. Milani është një klub i jashtëzakonshëm me shumë histori dhe do të ishte bukur të fitoja këtu. Mendoj se jam në vendin e duhur për të bërë atë që duan më shumë e për të vazhduar të përmirësohem. Allegri është fantasti, është gjithnjë pozitiv dhe di të komunikojë me të gjithë. Në fushë më pëlqën ‘zemërimi’ i tij, vendosmëria, dëshira e tij për të fituar’.

