Pas humbjes nga Kosova, trajneri i Sllovenisë: E merituan plotësisht fitoren
Ndeshja e mbrëmshme për kualifikimet në kupën e Botës mes Kosovës dhe Sllovenisë përfundoi me disavantazh për kombëtaren sllovene.
Kosova me dy gola epërsi kaloi për në plejofin e Botërorit.
Menjëherë pas përballjes më shumë se 90 minutëshe, trajneri i kombëtares sllovene, MAtjaz Kek, uroi Kosovën për fitoren dhe kualifikimin në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.
Ndonëse të mundur nga dardanët, rezultatin është pajtuar edhe Kek, që në mënyrë shumë të respektueshme vlerësoi lartë Kosovën për paraqitjen e bërë.
“Së pari, ta urojmë kundërshtarin tonë Kosovën, e merituan plotësisht fitoren. Bëmë disa gabime, karton të kuq e pastaj autogol, por ata ishin më të shpejtë, fituan topat e dytë dhe nuk po futeshim në lojë”.
Kek u shpreh se ata paguan për papërgjegjësinë e tyre.
“E ndryshuam formacionin, pastaj kur ke papërgjegjësi, luan jo mirë në këtë nivel duhet ta paguash. Me vetëm 10 lojtarë luajtëm me guxim, por duhet ndoshta të bënim kështu nga fillimi”.
Ndër të tjera, “fituan dhe na rrahën” u shpreh ai në termat sportive.
“Nëse e dominuam këtë ndeshje në Prishtinë para një muaji, atëherë sot na dominuan. Të gjithë topat ishin nga ata. Fituan edhe na rrahën, në aspektin sportiv. Absolutisht na dominuan edhe në tribuna të stadiumit”, deklaroi ai.

