Rusia publikon listën me top shtetet më armike

Rusia publikon listën me top shtetet më armike

Portali rus pro-Kremlinit “Vzglyad” ka publikuar një listë të “qeverive armiqësore” të Rusisë, me shtetet që raporton se e kundërshtojnë haptazi Rusinë dhe që i qëndrojnë kundër për shkak të rrethanave politike.

Mbretëria e Bashkuar u rendit e para me një rezultat prej 75 pikësh falë sanksioneve, mbështetjes për transferimin e aseteve të ngrira ruse në Ukrainë dhe ndihmës ushtarake për Kievin.

Gjermania dhe Franca u renditën të dytat me 70 pikë, ndërsa Holanda dhe Estonia të tretat me 65 pikë.

SHBA u rendit e katërta me 55 pikë, gjë që Vzglyad ia atribuon pezullimit të përkohshëm të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën.

Në vendin e pestë ishte një grup prej shtatë vendesh – Danimarka, Italia, Kanadaja, Lituania, Polonia, Finlanda dhe Suedia – të gjitha me nga 50 pikë.

Më pas vijnë Norvegjia dhe Belgjika, dhe në vendin e shtatë janë Kroacia, Spanja dhe Greqia, me nga 40 pikë secila.

Më poshtë janë Portugalia dhe Sllovenia, dhe më pas Hungaria dhe Luksemburgu.

Gazeta citon gjithashtu deklaratën e Sergei Lavrov se Rusia po e përdor termin “vende armike” gjithnjë e më pak dhe “qeveri armike” gjithnjë e më shumë.

Vendet që konsideroheshin më pak “miqësore” ndaj Rusisë ishin Shqipëria, Bahamas, Lihtenshtajni, Mikronezia, Monako, Koreja e Jugut dhe San Marino – të cilat morën vetëm pesë pikë.

Kosova nuk është përfshirë në këtë listë. 

 

MARKETING