Shpërthim në stacionin e policisë në Xhamu dhe Kashmirin e administruar nga India, 8 të vrarë dhe 27 të plagosur

Shpërthim në stacionin e policisë në Xhamu dhe Kashmirin e administruar nga India, 8 të vrarë dhe 27 të plagosur

Nëntë persona janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur në një shpërthim aksidental në stacionin e policisë Nowgam në Srinagar në Xhamu dhe Kashmirin e administruar nga India, transmeton Anadolu.

Mbrëmë vonë, sipas ‘Press Trust of India’, shpërthimi i shkaktuar nga natyra e paqëndrueshme e kimikateve ndodhi teksa autoritetet po nxirrnin mostra nga një sasi e madhe eksplozivësh të konfiskuar.

Midis të vdekurve ishin tre anëtarë të Laboratorit të Shkencave Ligjore, dy zyrtarë nga Departamenti i të Ardhurave, dy fotografë të policisë, një oficer nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe një rrobaqepës.

Të plagosurit u dërguan në spitale për trajtim.

MARKETING