(VIDEO) Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Sarajit, Blerim Bexheti dhe shtatë të tjerëve

(VIDEO) Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Sarajit, Blerim Bexheti dhe shtatë të tjerëve

Policia Financiare ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal kundër tetë personave, ish-funksionarë dhe punonjës të Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit, si dhe ndaj një inxhinier mbikëqyrës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimin zyrtar, moskujdesit në punë dhe për falsifikimit ose shkatërrimit të librave zyrtarë. Në mesin e të denoncuarve është edhe ish kryetari i komunës, aktualisht deputet i BDI-së, Blerim Bexheti.

POLICIA FINANCIARE

“Ekzistojnë dyshime se personat e akuzuar, të punësuar në Komunën e Sarajit, edhe pse ishin të vetëdijshëm që për parcelën kadastrale KP 10405/6 KO Saraj nuk ekzistonte një plan i detajuar urbanistik, duke tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare, hartuan dhe miratuan një kopje të planit dhe leje ndërtimi me përmbajtje të pasaktë, si dhe llogaritje për kompensim të tokës ndërtimore, në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë, inxhinieri mbikëqyrës kreu kontroll teknik të objektit dhe përgatiti raport përfundimtar me përmbajtje të pasaktë”.

Ndërkohë, siç sqarojnë nga Policia financiare, inxhinieri mbikëqyrës ka kryer kontroll teknik të objektit dhe ka përgatitur raport përfundimtar me përmbajtje të pasaktë. Në këtë mënyrë, shtojnë se personat e akuzuar, duke abuzuar me pozitat dhe autorizimet e tyre zyrtare dhe duke vepruar me pakujdesi në detyrat e tyre, i mundësuan subjektit juridik “Azra Idriz” DOOEL, f. Gllumovë, Shkup – Saraj të përfitojë të mira materiale në mënyrë të paligjshme në vlerë prej 108.638.840 denarë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING