Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar
Më 10.11.2025, pnëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish, i privuan nga liria M.B. (40) nga fshati Gabrevc, L.M. (64) nga fshati Lipoviq i Poshtëm, M.D. (50) nga fshati Gabrevc, V.R. (52) nga fshati Rakitec, M.M. (67) nga fshati Rakitec, S.R. (34) nga fshati Rakitec, G.R. (69) nga fshati Rakitec, V.I. (48) nga fshati Rakitec, V.N. (72) nga fshati Lipoviq i Poshtëm, G.K. (51) nga fshati Dedinë dhe J.B. (47) nga fshati Gabrevc, të gjithë në komunën e Konçes. Të privuarit nga liria, së bashku me J.P. (46) nga fshati Rakitec, komuna e Konçes, më 10.11.2025 në zonën e fshatit Gabrevc, ishin në gjueti për kafshë të egra pa poseduar leje ditore për gjueti. Gjatë gjuetisë, në një moment, M.B. nga pushka e tij e gjuetisë, nga pakujdesia, ka krisur një herë dhe e ka goditur J.P. në zonën e barkut dhe dorës, kështu që M.J. dhe L.M. e kanë futur të lënduarin në automjet dhe janë nisur në drejtim të Ndihmës Urgjente Mjekësore – Radovish.
Gjatë rrugës e kanë lajmëruar Ndihmën Urgjente Mjekësore dhe në vendin e quajtur “Çairet e Dedinës ‘’, zonë në fshatin Dedinë, janë takuar me automjetin e ndihmës urgjente mjekësore, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e personit J.P.. Hetimin në vendin e ngjarjes e kreu prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Radovishit dhe një ekipi nga NJPB Radovish.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi.
Nga të gjithë të involvuarit janë dekuestruar pushkët e gjuetisë dhe municioni, ndërsa një pushkë gjuetie dhe municion janë sekuestruar edhe gjatë bastisjes së shtëpisë tëë M.B., të kryer me urdhër gjykate.
M.B., L.M. dhe G.K. janë mbajtur në Stacionin Policor – Radovish, ndërsa gjatë ditës do të dorëzohet kallëzim penal ndaj M.B. nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “vrasje nga pakujesia”.
Ndërsa, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër M.B., L.M., M.D., V.R., M.M., S.R., G.R., V.I., V.N., G.K. dhe J.B., do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “gjueti e paligjshme” sipas nenit 228, ndërsa kundër J.B. do të ngrihet gjithashtu kallëzim penal për veprën penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paaurtorizuar i armëve ose materieve shpërthyese ” sipas nenit 396 të Kodit Penal.

