Dyshohet se ngeci në rrethojat e një shtëpie në Maliq, vdes 45-vjeçari
Një person është gjetur i vdekur në një banesë në fshatin Plasë të Maliqit.
Sipas mediave shqiptare, 45-vjeçari është gjetur i ngecur në rrethojat e murit të një shtëpie.
Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda shtëpisë (që nuk ishte e tij) duke kaluar nga muri, por bluza i ka ngecur në rrethoja, ndërsa shkaqet që i morën jetën janë ende të paqarta, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu, dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet lidhur me rastin.

