(VIDEO) Arrestohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen në Çashkë
Prokuroria Themelore Publike e Velesit ka lëshuar një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ka dyshime se ka qenë bashkëpunëtor në një vepër penale “Vrasje” sipas nenit 123, paragrafi 1 i Kodit Penal. Më 5 nëntor, në vendin e quajtur Porojnica, pranë rrugës së dheut nga Çashka në fshatin Busilci, i dyshuari, së bashku me një person tjetër që ende nuk është identifikuar, i morën jetën Gjelo Gjoshevit, banor i Velesit. Së pari i dyshuari e ftoi dhe e çoi të dëmtuarin në vendin e ngjarjes me makinën e tij. Pastaj, së bashku me një person tjetër, e qëlluan me armë zjarri, nga e cila viktima vdiq.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE E VELESIT
“Së pari, i dyshuari e ftoi dhe e çoi të dëmtuarin në vendin e ngjarjes me makinën e tij. Pastaj, së bashku me personin tjetër, e qëlluan me armë zjarri, duke i shkaktuar një plagë në kafkë, nga e cila viktima vdiq”.
Prokuroria sqaroi se i dyshuari më parë kishte kryer një grabitjeje, dhe sipas disa provave që janë siguruar tashmë, pas vrasjes në Çashkë ai u përpoq të mbulonte gjurmët dhe në këtë mënyrë të ndikonte në procedurë.
Për këto arsye, prokurori publik është i qartë në lidhje me rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit te dëshmitarët dhe rrezikun e përsëritjes së krimit, prandaj ai paraqiti një propozim për caktimin e masës së paraburgimit. Ndërkaq, pas urdhërave të prokurorit publik, Ministria e Brendshme po punon intensivisht për të identifikuar bashkëpunëtorin tjetër, si dhe motivet e sakta të vrasjes.
Anida Murati /SHENJA/

