SPB Tetovë: Ndalohen tre të mitur, policia gjen marihuanë pranë tyre

SPB Tetovë: Ndalohen tre të mitur, policia gjen marihuanë pranë tyre

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se më 4 nëntor 2025, rreth orës 21:30, në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria tre persona të mitur nga ky qytet.

Sipas njoftimit, gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, në afërsi të tyre është gjetur dhe konfiskuar sasi marihuane.

“Të miturit janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë. Në prani të prindërve është zhvilluar bisedë zyrtare me ta,” thuhet në komunikatën e SPB Tetovë.

Nga policia bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndërmerren parashtresat përkatëse ligjore.

MARKETING