Kasami: Rezultati tregon se VLEN është në rrugë të drejt
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasmi ka falënderuar tetovarët për besimin e dhënë edh epër një mandat katër vjeçar.
Ai ka thënë se rezultati tregon se ata janë në rrugë të drejt.
“Tetova spektakolare!
Ju faleminderit për këtë fitore madhështore, që e marrim me shumë mirënjohje dhe përgjegjësi. Ju siguroj se do ta mbaj në mendje këtë besim tuajin gjatë gjithë mandatin tim.
Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët në mbarë vendin që i dhanë VLEN-it besimin në shumicën absolute të komunave. Rezultat historik që dëshmon se jemi në rrugën e drejtë.
Shihemi me shumë punë të mira”, ka deklaruar Kasami.

