Arbër Ademi nga AKI: Këto zgjedhje ishin më shumë se lokale
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se sot me përfundimin e procesit falënderojnë gjithë qytetarët, posaçërisht për diasporën të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën e votës me dinjitet.
“Këto zgjedhje ishin më shumë se lokale ishin një provë e karakterit politik dhe moral të shtetit. Rezistuam përballë një fushate të pandershme dhe joligjore që e njollosin procesin dhe cenojnë barazinë e garës. Pamë blerje masive të votës, pamë asfalt elektoral, bektaonizim të natës, shfrytëzim të resurseve publike dhe ndërhyrje të aparatit shtetëror në favor të pushtetit. Megjithatë pavarësitë abuzimeve qytetarët dëshmuan se dinë të dallojnë dhe nuk lejuan që këto metoda të errëta ta devijojnë rezultatin raundit të parë”, tha Arbër Ademi, raporton SHENJA.
Ademi bëri thirrje që të garantohet vota e lirë e qytetarëve dhe integritetit e procesit zgjedhor.
“Çdo votë është e shenjtë dhe çdo ndërhyrje në të është ndërhyrje në të ardhmen e vendit”, tha Ademi, duke shtuar se AKI mbetet në rrugën për ndryshim, në rrugën e barazisë dhe integrimit evropian.

