KSHZ: Deri në ora 17:00, dalja e votuesve është 39,28%
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose jehona e votuesve është 39,28%, përcjell TV21. Nga KSHZ thonë se për të njëjtën periudhë kohore, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, jehona e votuesve ishte 39.62%, .
“Do të veçojmë Kumanovën dhe komunën e Shuto Orizarës si komuna me jehonë të votuesve më të ulët, gjegjësisht Kumanova 27,72% dhe Shuto orizari 25,82%. Ndërsa komunat me jehonë më të lartë të votuesve, veçojmë Demir Kapinë me 62,71%, Dojranit me 62,96%, Konçen 64,44%, Krushevën 61,89%, Rosomani me 63,58%”, tha Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

