Sot fillon shpërndarja fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve në RMV
Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir sot do të fillojë shpërndarja 1.013.357 fletëvotimeve për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025, informoi për MIA-n Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.
Të shtunën do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore.
Sipas informacioneve nga KSHZ, zgjedhjet lokale do të monitorohen nga 1.569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë, ndërsa 14 gazetarë të huaj janë akredituar për të raportuar mbi zgjedhjet.

