Arben Fetai: Banorët e Likovës zgjodhën të vazhdojnë me keqqeverisjen e BDI-së

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në një intervistë për emisionin “Debat në SHENJA”, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale në komunën e Likovës, duke shprehur zhgënjimin për fitoren e mandatit të tretë nga kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim.
“Bëmë një fushatë shumë të mirë. Por, fatkeqësisht banorët e komunës së Likovës vendosën t’i japin një mandat të tretë kryetarit nga radhët e BDI-së,” tha Fetai. Ai shtoi se kjo zgjedhje, sipas tij, përfaqëson vazhdimin e një modeli të qeverisjes së dështuar.
“Zgjodhën të vazhdojnë korrupsionin, zgjodhën të vazhdojnë keqqeverisjen, të vazhdojnë trajtimin fyes që e ka marrë komuna e Likovës në vazhdimësi nga ana e BDI-së për 23 vite,” theksoi ai.
Fetai gjithashtu u shpreh i zhgënjyer edhe me rezultatin në komunën e Kërçovës, duke thënë se gjendja atje është e ngjashme me atë në Likovë. /SHENJA/