(VIDEO) Bakiu për krerët e AKI-së: Heshtjа zgjedhore ka përfunduar, nuk duhet të heshtni më!

(VIDEO) Bakiu për krerët e AKI-së: Heshtjа zgjedhore ka përfunduar, nuk duhet të heshtni më!

Bashkim Bakiu, kandidati i VLEN-it për Qytetin e Shkupit, në një dalje publike së bashku me krerët e koalicionit, ka kërkuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim të mos heshtin më, duke i kujtuar me ironi se periudha e heshtjes zgjedhore ka përfunduar.

Bakiu deklaroi se VLEN është forca e dytë politike shqiptare në vend dhe fitues politik i këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, koalicioni ka fituar që në raundin e parë në pesë komuna dhe do të garojë në raundin e dytë në gjashtë komuna të tjera.

BASHKIM BAKIU – VLEN

VLEN-i është fitues qysh në raundin e parë në 5 komuna, shkon në raund të dytë në 6 komuna dhe jemi fitues edhe për kryetarë edhe për këshilltarë në garën në Qytetin e Shkupit. Ne kemi fituar bindshëm që në raundin e parë në Çair, në Haraçinë, në Saraj, në Zhelinë dhe në Tearcë, ndërsa shkojmë si fitues në raundin e dytë në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollneni dhe në Bërvenicë do të jemi në garë si të dytët”.

Gjithashtu, Bakiu përgëzoi shqiptarët e Çashkës dhe kandidatin Suat Shaqiri për fitoren e tyre, duke theksuar se VLEN nuk ka garuar në këtë komunë për të mos rrezikuar fitoren e kandidatit shqiptar.

BASHKIM BAKIU – VLEN

Duam të theksojmë se VLEN-i nuk ka garuar fare dhe, ndonëse gara është bërë me logo të AKI-së, atje ne nuk kemi garuar me kandidat dhe listën tonë, në mënyrë që të mos e rrezikojmë fitoren e kandidatit shqiptar. Prandaj, ia urojmë fitoren z. Suat Shaqiri dhe shqiptarëve në këtë zone”.

Sa i përket komunave të Gostivarit dhe Vrapçishtit, Bakiu njoftoi se nuk është arritur cenzusi i nevojshëm për vlefshmërinë e votimit dhe se tashmë pritet vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të sqaruar situatën.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING