Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

MARKETING

Kryeqyteti i shqiptarëve u vesh sot për orë me radhë me ngjyrat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarë nga të gjithat trevat shqiptare u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në protestën për mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-liderëve të saj që mbahen në qelitë e Hagës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

MARKETING

Sample Image

Flamujt kuqezi mbushën sheshin kryesor të Tiranës, me protestuesit që mbanin në duar pankarta me thirrje kombëtare dhe për lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Mes protestuesve kishte familjarë të luftëtarëve të rënë në këtë luftë, ish-luftëtarë dhe vetë djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Abdulla Veseli, ngriti akuza ndaj shqiptarëve që, sipas tij, kanë spiunuar dhe kanë çuar në Hagë 4 ish-komandantët e UÇK-së, që, sipas tij, masakrat janë kryer nga serbët.

Ndërsa një delegacion i shqiptarëve të Preshevës që mbërriti në Tiranë në protestën në mbështetje të UÇK-së, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare të Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se ata duan t’i përçojnë një mesazh Hagës, duke mbështetur ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kolegët e tij që, sipas tij, mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Liderët e UÇK-së janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qarqet e errëta serbo-ruse”, kjo ishte kryefjala e çdo deklarate që erdhi nga sheshi kryesor i Tiranës, ku me radhë morën fjalën kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ish-prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, ish-Presidenti Alfred Moisiu dhe kreu i BDI, Ali Ahmeti.

 

 

MARKETING