Mukaetov pjesëmarrës në konferencën rajonale “Sfida e Ndryshimit”

Mukaetov pjesëmarrës në konferencën rajonale “Sfida e Ndryshimit”
16.10.2025.Rovinj- Alkaloid Rovinj Lone

Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit Drejtues të “Alkaloid”, Zivko Mukaetov, mori pjesë për herë të parë në konferencën kryesore financiare në rajon “Sfida e Ndryshimit”, e cila po mbahet në Rovinj të Kroacisë, nga 15 deri më 17 tetor të këtij viti, e organizuar nga Bursa e Zagrebit dhe Shoqata Kroate e Kompanive të Menaxhimit të Fondeve të Pensioneve dhe Kompanive të Sigurimit të Pensioneve.

‘‘Alkaloid’ është e pranishme në BE prej 18 vitesh, por fakti që vijmë nga një vend që nuk është anëtar i Unionit sjell gjithmonë specifika shtesë. Me një treg vendas prej vetëm 2 milionë banorësh, krahasuar me tregun evropian prej 448 milionësh, rritja dhe zhvillimi janë të mundura vetëm nëse horizontet e biznesit drejtohen përtej kufijve”, është shprehur Mukaetov.

Kjo konferencë që organizohet tradicionalisht nga viti 2012, përfaqëson platformë qendrore për takim me më shumë se 550 përfaqësuesë të bashkësisë së biznesit vendas, të rajonit dhe ndërkombëtarë. /SHENJA/

MARKETING