Ahmeti: Kush mund ta bëjë më mirë Çairin evropian, nëse jo Bujar Osmani?

Ahmeti: Kush mund ta bëjë më mirë Çairin evropian, nëse jo Bujar Osmani?

Koalicioni AKI sonte mbajti tubimin qendrore në komunë e Çairit. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Bujar Osmanit, i ka rënë një barrë shumë e rëndë për ta bërë ndryshimin e ndryshimit të rrejshëm.
Ai tha se në takimet me njerëzit ka ndjerë zhgënjimin e thellë të atyre që dikur votuan për “ndryshim”, por morën si shpërblim “poshtërim”.
“Votuam për ndryshim dhe morëm poshtërim. U zhgënjyen njerëzit, por jo deri në fund. Prandaj unë, Ali Ahmeti, i ftoj të gjithë ata që besuan, që shpresuan, që u mashtruan të mos dorëzohen.”, deklaroi Ali Ahmeti.
Ahmeti theksoi se më 19 tetor është momenti i duhur për t’u rikthyer në rrugën e dinjitetit dhe zhvillimit, duke votuar për Çairin që e meriton populli shqiptar.
“Ky nuk është vetëm një qytet është një qendër kulturore, arsimore, me universitet, me histori. Dhe kush mund ta bëjë më mirë Çairin evropian, nëse jo Bujar Osmani?”deklaroi Ahmeti.

MARKETING