Tre ditët e fundit nga fushata zgjedhore

Tre ditët e fundit nga fushata zgjedhore

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja do të mbajë tubime dhe takime me qytetarë në Probishtip, në Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë.

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja sot do të mbajnë tubime në Qendrën e Zhupës, në Dibër, në Gostivar dhe Mavrovë Rostushë.

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit, Visar Ademi sot në konferencë për shtyp në ora 10:00 do t’i prezantojë “Pesë premtimet për Gostivarin” – plan konkret për pastrimin e qytetit nga korrupsioni, mbeturinat dhe qentë endacakë, për ringjalljen e ekonomisë dhe kthimin e pushtetit në duart e qytetarëve.

Në prag të proceseve zgjedhore, Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore sot do të mbajë takim me kandidatin e pavarur për kryetar të komunës së Strugës Mendi Qyra. Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore tradicionalisht mban takime me subjekte politike për ta prezantuar Platformën e saj për zhvillim ekonomik lokal para udhëheqësive të partive dhe kandidatëve për kryetarë komunash, me qëllim që t’i eksponojë qëndrimet e saj dhe prioritetet e komunitetit afarist.

Fushata zyrtarisht përfundon më 17 tetor më mesnatë, pas çka vijon heshtja zgjedhore para votimit më 19 tetor.

MARKETING