VLEN: Gostivari më 19 tetor do të flasë me NJË ZË

VLEN: Gostivari më 19 tetor do të flasë me NJË ZË

Koalicioni VLEN mbrëmë ka qëndruar në qytetin e Gostivarit. Nga ky koalicion, thonë se tubimi ka dëshmuar se Gostivari ka vendosur për një drejtim të ri, pas tetë viteve qeverisje të dështiar.
“Atmosfera e zjarrtë, brohoritjet dhe flamujt në duart e qytetarëve ishin shenjë e qartë se ndryshimi tashmë ka filluar.
Programi i VLEN-it për Gostivarin sjell infrastrukturë moderne, transport të qëndrueshëm, ujësjellës dhe kanalizim funksional, me qëllim që çdo shtëpi të ketë kushte të denja për jetesë. Po ashtu, theksi vendoset në arsim cilësor, rini aktive dhe mjedis të pastër e të gjelbër, ku Gostivari do të jetë shembull i një qyteti që merr frymë lirshëm.
Tubimi i sontëm konfirmoi fuqinë e lëvizjes qytetare që po bashkon Gostivarin nën një ideal të vetëm, ndryshimin e vërtetë me Sebaudin Dautin.
Më 19 tetor, Gostivari do të flasë me NJË ZË, zërin e guximit, të shpresës dhe të së ardhmes që fillon me VLEN”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

MARKETING