(VIDEO) Boki 13 ju përgjysmua dënimi në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”

(VIDEO) Boki 13 ju përgjysmua dënimi në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”

Bojan Jovanovskt – Boki 13, ju përgjysmua denimi në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Përgjysmim denimesh ka edhe për të akuzuarit e tjerë në këtë rast gjyqësor, në vendimin gjyqësor pas përsëritjes së procesit gjyqësor.

Rasti “Lidhja Ndërkombëtare” që mori jehonë të madhe në opinionin jo vetëm vendas, ka të bëjë me aktivitet të organizuar kriminal të lidhur me mashtrim dhe pastrim parash përmes organizatës joqeveritare “Aleanca Ndërkombëtare”, të udhëhequr nga Bojan Jovanovski. Akuza kishte të bënte me abuzime financiare, ku fondet ishin mbledhur nga individë dhe persona juridikë nën pretekstin e ndërtimit të azileve të pleqve dhe projekteve sociale.

Në gjykimin e përsëritur, i akuzuari Bojan Jovanovski është shpallur sërisht fajtor për mashtrim dhe larje parash, por këtë herë është denuar me më pak vite burg, nga 9 vite në procesin gjyqësor paraprak, në 5 vite burg.

Të dyshuarit e tjerë, Jasna Ercegoviq u denua me 2 vite burg për larje parash.

Hristina Bllazhevska është denuar me 1 vit burg për larje parash, të cilin denim nuk do ta vuaj nëse brenda 3 vitesh nuk kryen vepër të re penale.

Mile Jovanovski  është denuar me denim me kusht prej një viti e 6 muaj  për larje parash, me të njejtin kusht nëse nuk kryen vepër të re penale.

Subjekti juridik “Lidhja Ndërkombëtare” është denuar me denim me para prej 1 milion denar.

Në vendimin gjyqësor të shqiptuar më 7 prill 2022, Gjykata Penale bokin 13 e kishte dënuar me 9 vite burg, Ercegoviq me 4 vite burg, Bllazhevska me një vit burg dhe Jovanovski me dy vite burg me kusht. Atëherë ish deputetja e LSDM-së Frosina Remenski dhe Hristina Bllazhevska u liruan nga vepra penale mashtrim, kurse subjekti juridik u denua njësoj me 1 milion denar. Në prill të vitit 2024, vendimi i Gjykatës Penale u shfuqizua nga Apeli, pas ankesave të të akuzuarëve dhe u soll vendim për përsëritje të procesit gjyqësor.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING