Shqipëria mposht Serbinë në Leskovac, Manaj feston me shqiponjë

Shqipëria mposht Serbinë në Leskovac, Manaj feston me shqiponjë

Kryevepër kuqezi, Shqipëria shkruan historinë në Serbi, triumfon 0-1 në derbin e Ballkanit duke mbajtur të ndezur ëndërr për t’u kualifikuar në Botëror. Rey Manaj realizoi një super gol, për më tepër një gol historik duke thyen rivalët e përjetshëm brenda në Leskovac. Në një ndeshje të luftuar fort diferencën e bërë shpirti i djemve të Sylvinhos.

Me peshën e një kombi mbi supe, djemtë e Sylvinjos i bënë ballë presionit të Serbisë në fillimin e pjesës së parë, ku Vlahovic me shokë tentuan në disa momente të gjenin golin e avantazhit, por Strakosha u tregua perfekt duke ndalur çdo tentative. Nuk kishte të pranishëm tifozë ultras, por në stadiumin e Leskovacit nuk munguan thirrjet “Kosova është Serbi”. Në frymën e fundit, në shtesën e pjesës së parë, Rey Manaj me një predhë të vërtetë brenda në zonë dërgoi topin në trekëndësh duke bërë që tifozët kuqezi në të të gjithë botën të shpërthenin në festë.

 

MARKETING