Intensifikohet fushata për zgjedhjet lokale

Intensifikohet fushata për zgjedhjet lokale

Fushata zgjedhore për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 po intensifikohet përpara heshtjes që fillon të premten, më 17 tetor në mesnatë dhe votimit më 19 tetor. Partitë politike dhe koalicionet po mbajnë tubime, takime me qytetarët dhe janë aktive edhe në rrjetet sociale. Në 80-të komunat dhe veçanërisht në Qytetin e Shkupit janë të dukshme edhe pankarta të mëdha me kandidatë për kryetarë komunash. Kandidatët e pavarur po e zbatojnë fushatën, përgjithësisht, me konferenca për shtyp, takime me qytetarët dhe veçanërisht në rrjetet sociale.

Sot, më 11 tetor – Dita e Kryengritjes, VMRO-DPMNE do të mbajë tubime në Prilep, Krushevë, Krivogishtan dhe Demir Hisar. Kandidati për kryetar të Shkupit nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski, do të mbajë një konferencë për shtyp në selinë qendrore në qendër të qytetit.

LSDM dhe koalicioni do të mbajnë tubime në Zhelinë, Tearcë, Tetovë dhe Jegunovcë.

Përfaqësuesit e PP E Majta do të zhvillojnë takime me qytetarët e Prilepit, Kumanovës, Nagoriçanit të Vjetër dhe Krivogishtanit.

Në Shkup konferencë për shtyp njoftoi edhe Qyteti i Gjelbër Human.

Në Gostivar konferencë për shtyp do të mbajë kandidati për kryetar të komunës Visar Ademi.

Në tubime dhe takime me qytetarët, në paraqitjet në media dhe në rrjetet sociale, kandidatët për kryetar komune dhe këshilltarë flasin për programet dhe projektet e tyre, por fushata udhëhiqet nga liderët e partive politike dhe koalicioneve.

MARKETING