Sedat Bislimi: Në vitin 2025, disa fshatra të Studeniçanit ende pa ujë të pijshëm
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi gjendjen alarmante të infrastrukturës në disa fshatra të komunës, duke theksuar se edhe në vitin 2025, ende mungon uji i pijshëm për një pjesë të banorëve.
“Ujë të pijshëm ka vetëm në disa vendbanime, si në një pjesë të Studeniçanit, Moranës dhe Batincës. Por një pjesë tjetër e Batincës, edhe pse jemi në vitin 2025, nuk ka ujë të pijshëm, sepse atje mungon rrjeti i ujësjellësit. Kjo ndodh për shkak të mungesës së investimeve. Qeverisja lokale e ka neglizhuar këtë problem, nuk ka bërë as analizë, as kërkesë për fonde, as ndonjë përpjekje konkrete për të investuar në ato zona,” deklaroi Bislimi.
Ai vlerësoi se mungesa e ujit të pijshëm në shekullin XXI është e papranueshme dhe kërkoi një qasje më të përgjegjshme nga institucionet komunale për zgjidhjen e kësaj çështjeje jetike për qytetarët. /SHENJA/

