KSHZ miratoi akreditimin e organizatave ndërkombëtare dhe vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot pasdite në kuadër të mbledhjes së 142-të mori vendim për miratimin e akreditimeve për organizatat ndërkombëtare dhe vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të caktuara për 19 tetor.
Për Shoqatën Qytetare Civil – Qendra për Liri Shkup u miratuan 51 vëzhgues, 12 shtesë për Parlamentin Evropian, 36 për Shoqatën Qytetare për Forcimin e Vlerave Demokratike Trisi Konstaltiks-Shkup, dy për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të Moldavisë, 98 për ODIHR, 398 akreditime për Shoqatën për Zhvillimin e Inovacioneve Sociale Vejk ap, 27 për Institutin për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare – Ohër, 20 për Rrjetet Kombëtare Gratë për Gratë, katër për Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në vend dhe 12 akreditime për vëzhgues u miratuan për Ambasadën Britanike në vend.
“Gjithsesi, do ta respektojnë kodin e sjelljes dhe të rregullave në vetë vendet e votimit. Me këtë të drejtë të tyre të realizuar të vëzhgimit, munden në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kudo që duan vëzhguesit të shkojnë dhe të vëzhgojnë zgjedhjet e tona lokale për këtë vit”, tha anëtarja e KSHZ-së, Svetllana Karapetrova.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko sqaroi se formalisht skadon afati për dorëzimin e kërkesave për vëzhgim, por se derisa ka kushte kohore objektive për shqyrtimin e kërkesave do të pranohen. I luti të interesuarit sa më shpejtë të dorëzojnë kërkesa për akreditime për vëzhgues, që të mos e lënë për ditët e fundit para zgjedhjeve.
“Nuk do të ketë kurrfarë problemi edhe nëse jashtë afatit mbërrijnë kërkesa shtesë, ne në interes të procesit dhe transparencës të gjitha do t’i miratojmë dhe pranojmë. Por, lusim nëse ende ka të interesuar këtë ta bëjnë sa më shpejtë në ditët në vijim, të mos lëmë për ditët e fundit para zgjedhjeve”, tha Kondarko.
Në kuadër të mbledhjes së sotme, anëtarët e KSHZ-së pranuan një ankesë nga një person nga Struga për të drejtë personale zgjedhore.
“Qytetarët që do të parashtrojnë ankesë në KSHZ për mbrojtjen e të drejtave personale të votimit, duke iu referuar nenit 149a të Kodit Zgjedhor, janë të detyruar ta kenë me vete vendimin e miratuar nga KSHZ-ja në ditën e votimit, përkatësisht të paraqiten para Këshillit Zgjedhor së bashku me vendimin për ankesën e miratuar për mbrojtjen e të drejtave personale të votimit. Kjo gjithashtu përbën bazë që Këshilli Zgjedhor të veprojë sipas saj dhe t’u mundësojë atyre të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të regjistrohen në formularin e posaçëm të regjistrimit që është pjesë përbërëse e Listës Zgjedhore”, theksoi anëtari i KSHZ-së, Angelço Ristov.