Afër 19 mijë fëmijë të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza përkujtohen në Oslo

Afër 19 mijë fëmijë të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza përkujtohen në Oslo

Emrat e 18.459 fëmijëve palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës u lexuan me zë të lartë në kryeqytetin norvegjez Oslo në kuadër të “Vigjiljes së Gazës” të mbajtur në qendrën e artit “Vega Scene” për të tretin vit radhazi, raporton Anadolu.

“Artistja Vibeke Harper erdhi tek ne dhe na pyeti nëse mund të bëja një lexim për njerëzit që u vranë në Rripin e Gazës nga 7 tetori deri në dhjetor. Kështu që, bëmë një lexim me të gjithë emrat, nga një person 99-vjeçar deri te një foshnjë vetëm 1-orëshe”, tha për Anadolu drejtoresha artistike e qendrës “Vega Scene”, Hege Aga Edelsteen.

Edelsteen tha se “Vega Scene” ka shpresuar që tragjedia të mbaronte aty, por në vitin 2024 mbajti një lexim tjetër. “Atëherë lexuam edhe nga një ditar të shkruar nga një artist palestinez dhe e bëmë këtë për dy net. Mjerisht, këtë vit na u desh ta bëjmë përsëri”, shtoi ajo.

“Këtë herët lexuam emrat e 18.459 fëmijëve palestinezë që u vranë midis 7 tetorit 2023 dhe 31 korrikut 2025. Kemi lexuar edhe emrat e 39 fëmijëve që u vranë më 7 tetor, sepse të gjithë fëmijët janë fëmijët tanë”, tha Edelsteen.

Duke reflektuar mbi përvojën, ajo tha se është kaq e vështirë të besosh se kjo po ndodh vërtet.

“Në një mënyrë, është e tmerrshme të lexosh ato emra, por nga ana tjetër ndihesh mirë sepse mund t’u japim atyre një lamtumirë të denjë. Është një ritual dhe është mirë të jesh së bashku me njerëz të tjerë që e bëjnë këtë”, tha ajo.

Duke e quajtur situatën “të tmerrshme” dhe “një gjenocid”, Edelsteen theksoi nevojën për të mbështetur popullin palestinez. “Duhet të bëjmë çmos për t’i mbështetur ata”, theksoi ajo.

“Vigjilja e Gazës” u iniciua nga artistja Vibeke Harper dhe filloi në nëntor të vitit 2023.

MARKETING