Arrestohet gruaja e mjekut Zekirija Shaini, dyshohet për përfshirje në tentativën për vrasjen e bashkëshortit

Arrestohet gruaja e mjekut Zekirija Shaini, dyshohet për përfshirje në tentativën për vrasjen e bashkëshortit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se është arrestuar gruaja e mjekut Zekirija Shaini, e dyshuar për përfshirje në tentativën për vrasjen e tij. Sipas informacioneve zyrtare, e dyshuara A.A. (43) nga Tetova u arrestua më 7 tetor nga policia e Kumanovës.

Ngjarja lidhet me një sulm të armatosur ndaj mjekut Zekirija Shaini (43), nga fshati Sllupçan, komuna e Lipkovës. Policia njofton se është në kërkim edhe një person tjetër i dyshuar për sulmin, L.F. (36) nga Gostivari, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

“Për rastin janë intervistuar gjashtë persona në Stacionin Policor të Kumanovës, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova është kryer bastisje me urdhër gjyqësor,” njoftojnë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, pritet që ndaj A.A. të ngritet kallëzim penal për përfshirje në tentativën për vrasje. Po ashtu, kallëzim penal do të parashtrohet edhe ndaj të dyshuarit L.F., në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në vijim.

MARKETING