(VIDEO) Mickoski dhe Filipçe zihen për Zaevin

(VIDEO) Mickoski dhe Filipçe zihen për Zaevin

Kryeministri të mos merret me spine. Ka stagnim në ekonomi dhe nuk do të ketë rritje, po e konfirmojnë këtë edhe institucionet ndërkombëtare”. Kështu u përgjigj lideri i LSDM-së Venko Filipçe, deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoskit, i cili kërkoi që Filipçe të tregoj se çfarë mendon për Zoran Zaevin. Filipçe thotë se kryeministri duhet të fillojë të merret me problemet reale në vend.

Venko Filipçe, lider i LSDM-së

“Kryeministri duhet të ndalojë me spine. Ka probleme dhe çështje serioze ekonomike të cilave ai duhet t’u përgjigjet. Kur një person nuk ka asgjë për të thënë, kur nuk ka asgjë për t’u mburrur – as një projekt dhe as një parashikim të mirë për vendin – atëherë ai përdor spine të tilla. Nuk është në pozitën që ka qenë, që vetëm sulmon pa asnjë arsye. Shpik afera, skandale”.

Kryeministri Hristijan Mickoski nga tubimi që mbajti të martën në Gostivar, i bëri thirrje kryetarit të LSDM-së Venko Filipçes që të tregoj se çfarë mendimi ka për paraardhësin e tij, referuar Zoran Zaevit.

Hristijan Mickoski , kryeministër

I bëj thirrje Filipçes të tregoj publikisht se çfarë mendon për mentorin e tij, a ka qenë kryetar i mirë i qeverisë dhe a ka bërë mirë për Maqedoninë. Natyrisht, nuk pres që ai të japë përgjigje që të gjithë ne si qytetarë e dimë mirë. Kjo është arsyeja pse në këto zgjedhje çdo njeri ka një moment në jetë kur duhet të vendosë”.

Mickoski i ishte drejtuar edhe BDI-së, të cilën e akuzoi për siç u shpreh ai, zbrazjen e shtetit duke treguar shifra me përqindje se sa është ulur numri i nxënësve, sidomos në komunat shqiptare.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING