(VIDEO) AUV ka asgjësuar 83 kg ushqim të pa sigurt në disa kopshte dhe një shkollë

(VIDEO) AUV ka asgjësuar 83 kg ushqim të pa sigurt në disa kopshte dhe një shkollë

Është asgjësuar 24 kilogramë ushqim i pasigurt në 3 kopshte të fëmijëve pasi inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë përcaktuan se nuk ishte ruajtur siç duhet. Drejtorët e kopshteve janë dënuar në para dhe përveç kopshteve janë asgjësuar edhe 59 kilogramë ushqim në një shkollë për shkak të deklarimeve të pasakta, kanë njoftuar nga Agjencia.

AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË

Nga kontrollet e kryera në shkolla, u konstatuan kushte të pakënaqshme në një kuzhinë shkolle. Devijime nga praktikat e mira të prodhimit dhe higjienës u gjetën në dy kuzhina. Për shkak të deklarimit të pasaktë, u asgjësuan 59 kilogramë ushqim. Shërbimet e inspektimit të Agjencisë së vendosën 1 gjobë dhe lëshuan 5 vendime për eliminimin e tyre për mospërputhjet e identifikuara me kontrollet në kuzhinat e shkollave”.

Nga AUV thonë se nga shtatori i këtij viti janë kryer 91 kontrolle në kopshte dhe 23 inspektime të jashtëzakonshme në shkolla dhe se për mospërputhjet e identifikuara janë lëshuar 9 vendime me urdhër për heqjen e kuzhinave. “Në dy kopshte higjiena nuk ishte e kënaqshme në kuzhina dhe një kopsht nuk kreu një kontroll të detyrueshëm shëndetësor të stafit të punësuar në kuzhina”, thuhet në komunikatën e AUV-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING