(VIDEO) Qytetarët: Pa turshi s’ka shije buka

Teksa dimri po afron bashkë me të kanë filluar edhe pregaditjet e tryezave me shije dimërore, që veçanërisht në to nuk ka se si të mungojnë turshitë. Qoftë ajvar, lakër, kastravec apo speca të mbushur, ato janë shije që nuk mund të zëvendësohen me asgjë tjetër, pasiqë është një shije që në thelb përfaqëson traditat tona. Sepse, siç thonë edhe shumë qytetarë dhe amvisë, pa turshi… as buka s’ka shije! Meqë dhe sezona e turshive ka filluar ne ishim në teren për të parë se sa kanë filluar qytetarët me pregaditjen e tyre, ku rezultoi se qoftë pak apo shumë të gjithë kanë mbushur kavanozat për këtë vit.
Qytetari
“(Sa të rëndëshime janë turshitë për këto ditë të ftohta në tryezën e juve?) Vallah mos më pyetni mua për turshi se ata të shtëpisë i kanë ata probleme (Po ju a i konsumoni?) Po more qysh jo pa turshi nuk shkon\ (Nuk ka shije buka pa turshi ë?) Jo nuk shkon azgjë pa turshi. (Sa turshi zakonisht a bëni shumë për tërë dimrin të kalojë!) Jemi pakicë nuk jemi shumicë, me një kohë kemi bërë ka 200\ 300 kg por tash bëjmë 20 \ 30 kg më tepër s’ka. (Cilat turshi mendoni që janë më të mira, ato që i bëni vet në shtëpi apo ato të blerat?) Jo, jo unë të blera nuk ha vetëm të shpijës”.
Qytetari
“ (Sa i konsumoni turshitë, i konsumoni shumë?) Shumë pak, shumë pak. (A mund ta imagjinoni dimrin ta kaloni pa turshi apo thjesht s’ka shije?) Jo s’mundet bash pa hiç, por shumë pak. (A keni bë ju për këtë vit turshi?) Shumë pak. (Cilat turshi i vlersoni që janë më të mira ato që i përgaditni vetë apo ato të blerat?) Jo ato të shtëpisë janë më të mira normal.\ Shumë lloje ka të turshive po \ nisja prej në ajvar e shumë tjera po ka shumë lloje të turshive po shumë pak i konsumojna”.
Disa qytetarë të tjerë theksuan se çmimet nuk janë shumë të volitshme por përsëri siç e ka zakoni turshitë nuk kanë ngelur pa përgaditur. Të pyetur se cilat i preferojnë më shumë të blera apo të përgaditura vetë, edhe pse kërkojnë pak mund, kohë dhe kujdes për t’u përgatitur, shumica e qytetarëve prapë i qëndrojnë besnikë traditës sepse siç thanë ata, turshitë e bëra në shtëpi u duken shumë më të shijshme se ato të blera në market.
Qytetari
“Nuk i kemi merak, pak sa për adet se nuk marim shumë turshi. (Po ama pa turshi smund ta kaloni dimrin?) Po ka pak. Po, po valla po duhet. \ Po shtrejtësi e madhe është bë. (A ju duken shtrejnt çmimet për turshi?) Po jo aq ama po duhet shumë gjëra për të marrë. (Ç’farë bëni ju, ajvar, lutenic?) Lutenicë kemi pas bë përpara, ajvar, ama tash jo, shumë shtrenjtë. T’i pjekësh, t’i qerosh, mundi, shumë mund kanë e tash lutenicë bëjmë ka pak”.
Qytetari
“Ç’ka të bëjmë turshi, ska pare për me bo turshi. (Po, okej prap sa për adet i bëni?) Jo për adet kena bo për adet. (Sa keni bo? A keni bo shum?) Po nji tavë ajvar, edhe do turshia, jo me patlixhana të zi, jo asi lutenicë, do asi pegllanje që i thonë i kena bo ama 100 euro shkunë. (Pa turshi s’ka shije buka?) Po jo mor çfarti, paj duhet, çka me bo na jena msu na pleqtë a këta të rijtë valla si rand me bo qata”.
Qytetari
“(Sa të rëndësishme janë turshitë për këto ditë të ftohta për sofrën e juve?) \ Po po \ Kemi ndreqë ajvar e asi krejt i kemi ndreqë. (A keni ndreqë mjaftushëm për ta kalu krejt dimrin?) Po de po, po krejt dimrin vakti i asaj është, ajvar ka bo, turshi kena do ashtu. (A bleni ndonjëher prej marketeve apo vetëm i bëni vetë?) Jo, jo vetë i bëjmë n’market nuk blejmë.\ Ma e mirë me e bo se sa me e ble”.
Edhe pse përgatitja e tyre kërkon pak mund dhe kohë, qytetarët nuk heqin dorë nga përgaditjet e turshive. Për ta, ato mbeten simbol i dimrit dhe një domosdoshmëri në çdo tryezë.
Anida Murati /SHENJA/