Thuram në garë me kohën, Inter shpreson ta ketë francezin në ndeshjen ndaj Romës

Marcus Thuram vijon stërvitjen e diferencuar në Appiano Gentile, për tu rikuperuar sa më shpejtë nga dëmtimi, që mori në sfidën e Champions League ndaj Slavia Pragës. Pauza e kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare vjen në momentin e duhur për Interin, që shpreson shumë se do ta ketë të gatshëm sulmuesin francez për sfidën e radhës, ajo që do të luhet ndaj Romës në Olimpico më 18 Tetor.
Për momentin prezenca në fushë e Thuram ndaj verdhekuqve është shumë e vështirë, por nuk përjashtohet që të paktën të jetë në dispozicion të Chivut, në ndeshjen ndaj kryeqytetasve kryesues, në një sfidë që mund të tregojë shumë mbi potencialin e skuadrës zikaltër këtë sezon.