Rashford është ‘çelësi’ i një shkëmbimi të madh që mund të ndodhë mes Man Utd dhe Barcelonës

Një skenar i bujshëm shkëmbimi mes Manchester United dhe Barcelonës duket se ka marrë formë dhe Marcus Rashford luan një rol kyç për realizimin e tij.
Rashford iu bashkua Barcelonës nga Manchester United në formë huazimi për një sezon gjatë afatit kalimtar të verës.
Marrëveshja përfshin një opsion blerjeje me vlerë rreth 26 milionë euro, që mund ta kthejë transferimin në të përhershëm.
Aktualisht, Barcelona është e gatshme të aktivizojë këtë opsion, ndonëse ekzistojnë ende diskutime për shumën, për shkak të gjendjes së ndërlikuar financiare të klubit.
Sulmuesi anglez ka lënë mbresa pozitive te skuadra e re, duke shënuar golat e parë kundër Neëcastle United në Ligën e Kampionëve, si dhe golin e tij të parë në La Liga gjatë humbjes 4-1 ndaj Sevillës të dielën.
Barcelona synon të arrijë një marrëveshje me Manchester United për Rashfordin kur të hapet sërish afati kalimtar i verës.
Në këtë kuadër, mund të përfshihet edhe emri i Marc-Andre Ter Stegen, për të cilin klubi anglez ka treguar interes të madh
Trajneri i ri i United, Ruben Amorim, është i vendosur të sjellë një portier të ri, pavarësisht transferimit të Senne Lammens nga Royal Antwerp.
Pas largimit të Andre Onana, Manchester United është ende në kërkim të një gardiani të nivelit të lartë, dhe sipas mediumit spanjoll SPORT, Ter Stegen është në listën e tyre të dëshirave.
Nëse Barcelona vendos të nënshkruajë me Rashfordin përfundimisht, kjo mund të hapë rrugën që Ter Stegen të transferohet në drejtim të kundërt.
Megjithatë, Manchester United nuk është i vetmi klub anglez që po ndjek situatën e portierit gjerman, pasi edhe Newcastle United dhe Tottenham Hotspur gjithashtu kanë shprehur interes për të.