Jordi Alba njofton pensionimin nga futbolli

Jordi Alba njofton pensionimin nga futbolli

Ish-ylli i Barcelonës, Jordi Alba, ka njoftuar se do t’i bashkohet Sergio Busquets në pensionimin nga futbolli në fund të sezonit të MLS.

Dy ish-lojtarët e Barcelonës ndodhen aktualisht te Inter Miami, së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suárez, por do t’i japin fund karrierës së tyre kur të përfundojë ky sezon.

Alba kishte nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027 me Inter Miamin më herët gjatë këtij viti dhe pritej të vazhdonte, por ka ndryshuar mendje dhe e ka shpjeguar vendimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Përshëndetje të gjithëve, ka ardhur momenti të mbyll një kapitull të rëndësishëm në jetën time. Kam marrë vendimin për të përfunduar karrierën time si futbollist profesionist në fund të këtij sezoni. E bëj këtë me bindje të plotë, me përmbushje dhe me lumturi”.

“Për Barcelonën, klubin e jetës sime, atë që më pa të rritem si fëmijë dhe më lejoi të arrij kulmin e karrierës sime, të jetoj më shumë se një dekadë të paharrueshme dhe të fitoj çdo trofe të mundshëm”.

“Për kombëtaren spanjolle, krenar që kam veshur këtë fanellë dhe mirënjohës që jam pjesë e historisë suaj”.

“Dhe së fundi, për Inter Miami, faleminderit që më hapët dyert, më mirëpritët me dashuri dhe më dhatë mundësinë ta përmbyll këtë rrugëtim duke e shijuar deri në fund çdo moment”.

MARKETING