PP: Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur në Kumanovë

PP: Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur në Kumanovë

Dy prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë po kryejnë inspektim në vendin e ngjarjes së incidentit të armatosur në qendër të Kumanovës, në të cilin një person u plagos.

Sipas  PPRMV, indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur, por prokuroria po shqyrton të gjitha rrethanat.

“Lidhur me ngjarjen në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe prova materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të shtënat është plagosur një person, ndërsa sulmuesi është në kërkim. Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur, por po shqyrtohen të gjitha rrethanat”, kumtoi Prokuroria.

Personi i lënduar është Z.Sh., mjek me profesion, i punësuar në Klinikën e Pulmologjisë. Ai është kryetar aktual i Këshillit të Komunës së Likovës dhe është bartës i listës së këshilltarëve të AKI-t, të udhëhequr nga BDI për zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

MARKETING