Ahmeti nga Bogovina për kandidatët e VLEN-it: Në Strugë, Tetovë dhe Çair, më shumë Kristiani po punon se ata vet!

Ahmeti nga Bogovina për kandidatët e VLEN-it: Në Strugë, Tetovë dhe Çair, më shumë Kristiani po punon se ata vet!

Në tubimin e Aleancës për Integrim në Bogovinë, lideri i BDI-sw, Ali Ahmeti, foli për ndikimin e Hristijan Mickovskit në komunat me shumicë shqiptare. Ahmeti theksoi se në Strugë, Tetovë dhe Çair kandidatët janë të mbështetur nga Mickovski dhe se ai është shumë i angazhuar në këto zona.
“Kristian Mickovski mbështet kandidatët e pavarur, në Strugë, kandidati është i Kristianit, në Tetovë është i Kristianit, në Çair është i Kristianit. Ma shumë Kristiani punon se ata vet”, tha Ahmeti.
Ai paralajmëroi qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre, por u shpreh qartë kundër partisë VLEN: “Si mundet që të zgjidhet kryetari i komunës së Tetovës që votat dhe vullneti të jetë i një komuniteti tjetër”, tha Ahmeti.
Ali Ahmeti bëri thirrje për unitet dhe përkushtim në mbrojtjen e interesave shqiptare dhe theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale si një hap drejt zhvillimit dhe përparimit të komuniteteve shqiptare në Maqedoni.

MARKETING