Sadiku për takimin me Taravarin: Nuk është burrërore të nxirren bisedat private në publik

Sadiku për takimin me Taravarin: Nuk është burrërore të nxirren bisedat private në publik

Kandidati i VLEN-it për komunën e Likovës, Nexhmedin Sadiku, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Debat në SHENJA”, komentoi deklaratat e fundit të Arben Taravarit lidhur me bisedat dhe takimet që kanë pasur mes tyre.

Sadiku kritikoi publikimin e bisedave që, sipas tij, kanë qenë private dhe të pasinqerta në interpretim.

“Nuk është burrërore që kur bashkëbisedon me dikë, ato biseda t’i nxjerrësh në publik. E kuptoj që ai është i tillë dhe ka dashur të involvojë mua dhe Omer Ajdinin në tregimin e tij politik, për të na paraqitur negativisht para elektoratit,” u shpreh Sadiku.

Ai konfirmoi se ka pasur një takim me Taravarin, pas manifestimit të 2 majit në Sllupçan, ku është diskutuar për të ardhmen politike dhe opsionet e mundshme për vazhdimin e rrugëtimit të përbashkët – qoftë në kuadër të VLEN-it, qoftë përmes një bashkëpunimi eventual me BDI-në.

“Është e vërtetë që kam qenë në zyrën e tij. Kemi bashkëbiseduar për mënyrën se si do të ecim përpara politikisht. Por debatet që kemi pasur kanë qenë të brendshme dhe nuk duhet të përdoren tani për kalkulime politike,” tha ndër të tjera Sadiku. /SHENJA/

MARKETING