Siljanovska–Begaj: Vendet e BE-së dëshirojnë shumë shpejtë të shohin rajonin në BE

Siljanovska–Begaj: Vendet e BE-së dëshirojnë shumë shpejtë të shohin rajonin në BE

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të takimit të vendeve pjesëmarrëse në “Procesin Bërdo-Brioni”, zhvilloi një takim dypalësh me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Gjatë bisedës, Presidentja Siljanovska-Davkova përshëndeti progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht hapjen e klasterit të pestë nga gjashtë gjithsej, duke e cilësuar këtë si një hap domethënës drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Sipas njoftimit nga Kabineti i Presidentes, të dy krerët e shteteve diskutuan mbi rrjedhën aktuale të negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, si dhe mënyrat e menaxhimit efektiv të këtij procesi.

Presidenti Begaj theksoi se shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dëshirojnë të shohin rajonin e Ballkanit Perëndimor brenda BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e Shqipërisë për të ofruar mbështetje dhe ndihmë në rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se anëtarësimi në BE është një garanci për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përparimin e kapaciteteve demokratike.

Në takim u nënvizua gjithashtu rëndësia e forcimit të partneritetit shumëpalësh dhe zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

MARKETING