“Napolit po i mungon Rrahmani”, ish ylli i Interit thotë se skuadra e Conte është më e dobët pa kosovarin

“Napolit po i mungon Rrahmani”, ish ylli i Interit thotë se skuadra e Conte është më e dobët pa kosovarin

Ish mbrojtësi i Interit Beppe Bergomi thotë se mungesa e Amir Rrahmanit po vërehet te skuadra e Napolit.

Kapiteni i Kosovës ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi i fundit që pësoi në përballjen ndaj Zvicrës, ndërsa si pasojë do të jetë jashtë fushës edhe për dy ndeshjet që “Dardanët” i zhvillojnë në muajin tetor.

Kjo mungesë ka ndikuar edhe te Napoli. Sipas Bergomit, Rrahmani e ka dëshmuar vetën se është tejet i rëndësishëm në skuadrën e Antonio Contes.

“Napolit i mungon dikush si Rrahmani. Ai është një mbrojtës që është gjithmonë i përqendruar në nivele të caktuara. Gjithmonë them se nuk dua një mbrojtës që vlerësohet me notën 8 një herë, por një që gjithmonë merr 6.5”.

“Ai gjithashtu ka shumë besim te Juan Jesus, të cilin ne shpesh e nënvlerësojmë. Pastaj, kur ke dy angazhime, duhet të lësh jashtë Beukeman dhe e humb ndeshjen me një lojtar, por kjo është një rregull i përgjithshëm”.

“Pa Ligën e Kampionëve, nuk ke pse të marrësh vendime të tilla dhe nuk do të rrezikoje asgjë në Milano, janë vendime që duhet t’i marrësh. Vitin e kaluar, ai do të kishte luajtur me formacionin më të mirë”, deklaroi ai për “Sky Calcio Club”.

Ende nuk dihet saktësisht kur do të kthehet Rrahmani, megjithatë ka shpresë se do të jetë gati për Kosovën në dy ndeshjet e muajit nëntor.

 

MARKETING