Aziri: Më 19 tetor Osmani do të jetë pacienti i Çairit, të cilët masivisht do t’i hapin derën e daljes nga politika

Aziri: Më 19 tetor Osmani do të jetë pacienti i Çairit, të cilët masivisht do t’i hapin derën e daljes nga politika

Në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësi i shtabit komunal të VLEN për komunën e Çairit, Sabri Aziri ishte para spitalit gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair, për të folur mbi projektin famoz të rikonstruksionit, epilogu i të cilit përfundoi me një skandal korruptiv të njohur si “Pacienti”.

Në konferencën e kaluar për shtyp treguam se Bujar Osmani në funksione shtetërore ka kaluar gjithsej 3.672 ditë ose 10 vite e 22 ditë, tha Aziri para mediave duke shtuar se në këtë periudhë të gjatë, bilanci i Bujar Osmanit për banorët e Çairit dukej kështu:

–  Zero ditë për çairasit, por dy ditë me Sergej Lavrovin në Shkup,
–  Zero ditë për çairasit, por një javë të tërë me Nikolla Gruevskin në Budapest,
–  Zero punësime për çairasit, por ndërkohë bashkëshortja e tij u punësua në AEK, motra në M-NAV dhe zhvilloi biznesin e vëllait të tij.

Më tej, Aziri tha se ironia është se në vend që çairasit të përfitonin një spital gjinekologjik modern dhe shërbim shëndetësor më të mirë, ata morën edhe një simbol tjetër të korrupsionit.

”Megjithatë, në atë konferencë për shtyp e lamë pa përmendur një projekt që është shenjë dalluese e karrierës së tij si ministër i Shëndetësisë dhe që lidhet drejtpërdrejt me Çairin. Bëhet fjalë për projektin famoz të rikonstruksionit të spitalit gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair, epilogu i të cilit përfundoi me një skandal korruptiv të njohur si “Pacienti”, për abuzime në vlerë mbi 21.6 milionë denarë ose rreth 350 mijë euro. Ironia është se në vend që çairasit të përfitonin një spital gjinekologjik modern dhe shërbim shëndetësor më të mirë, ata morën edhe një simbol tjetër të korrupsionit. Në vend të një objekti që do t’u shërbente nënave dhe fëmijëve, Çairi mbeti me një projekt të papërfunduar dhe me një njollë që e ndjek deri sot”, u shpreh Aziri.

Ai në konferencën për shtyp shtroi edhe dilema se a ka bërë diçka në karrierën e tij Bujar Osmani i cili për dekada nuk ka premtuar asgjë, sot premton projekte tek banorët e Çairit.

”Vetëm nga ky rast shtrohet logjikisht dilema, a bën Bujar Osmani ndonjëherë diçka në karrierën e tij politike nëse nuk ka përfitim personal për veten ose për të afërmit e tij? Me çfarë fytyre sot Bujar Osmani u premton projekte banorëve të Çairit, kur atëherë kur pati një dekadë të tërë në qeverinë qendrore nuk lëvizi as gishtin për bashkëqytetarët e tij? Banorët e Çairit nuk harrojnë. Ata e dinë saktë kush ka qenë gjithmonë me ta dhe kush vjen tek ata vetëm para zgjedhjeve. Më 19 tetor Bujar Osmani do të jetë pacienti i votuesve të Çairit, të cilët masivisht do t’i hapin derën e daljes nga politika”, është shprehur për fund zëdhënësi, Sabri Aziri.

MARKETING