Foda shpreson në fitore ndaj Sllovenisë

Foda shpreson në fitore ndaj Sllovenisë

Fitorja ndaj Sllovenisë do të rriste maksimalisht gjasat për kualifikim të Kosovës në Kampionatin Botëror që në vitin 2026 organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Por për ta fituar ndeshjen kundër Sllovenisë, përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, pret ndihmën e publikut nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Thirrjen për mbështetje Foda e bëri të hënën në konferencë për media.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet të premten prej orës 20:45 në Prishtinë.
“Do të jenë dy ndeshje të vështira, jo të lehta, mirëpo pas fitores ndaj Suedisë, ku kemi treguar cilesitë tona, pasionin dhe vendosmëri, skuadra ka treguar se ka mundësi të fitojë edhe ndaj kundërshtarëve të tillë. Sllovenia ka skuadër të fortë me lojtarë të fortë në mbrojtje e po ashtu edhe sulmues të mire. Ka edhe përvojë, por ne do të punojmë maksimalisht për ndeshjet e rashës. Dihet që në shtëpi kemi mundësi të mira, pasi kemi publikun prapa nesh i cili na mbështetë dhe shpresoj të dalim fitues nga ndeshja me Slloveninë”, ka thënë Foda.

MARKETING