Sevilla shkatërron Barcelonën, i shkakton humbjen e parë në La Liga

Sevilla bën surprizën e javës së tetë në La Liga, duke mposhtur me rezultat bindës 4-1 Barcelonën në “Ramón Sánchez Pizjuán” dhe duke i shkaktuar kampionëve në fuqi humbjen e parë të sezonit.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe me episode të diskutueshme. Në minutën e 12-të, një ndërhyrje e gabuar e Ronald Araujos ndaj Isaac Romeros brenda zonës solli penalltinë për vendasit. Alexis Sanchez, ish-lojtar i Barcelonës, u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar Sevillan në avantazh.
Në minutën e 37-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Renato Vargas shërbeu saktë për Isaac Romero, i cili dyfishoi shifrat. Në fund të pjesës së parë, Marcus Rashford ngushtoi rezultatin për katalanasit, duke mbajtur gjallë shpresat e rikthimit.
Në pjesën e dytë, Barcelona pati mundësinë e artë për të barazuar, por Robert Leëandoëski humbi penalltinë në minutën e 75-të, duke dërguar topin jashtë kuadratit.
Në minutën e 90-të, José Ángel Carmona shënoi golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë, ndërsa në shtesë, pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Peques, Sevilla vulosi fitoren me golin e Akor Adam në minutën e 96-të.
Sevilla i jep fund ecurisë perfekte të Barcelonës dhe ngjitet me moral të lartë në renditje, ndërsa skuadra e Xavit pëson një goditje të fortë në garën për kreun e La Ligës.