(VIDEO) Vërshimet në Bullgari, Maqedonia e Veriut i del në ndihmë

(VIDEO) Vërshimet në Bullgari, Maqedonia e Veriut i del në ndihmë

Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ofrojë mbështetje në përballimin e pasojave të përmbytjeve, ka deklaruar presidenti bullgar Rumen Radev pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me homologen e tij maqedonase, Gordana Siljanovska-Davkova, shkruan agjencia shtetërore bullgare e lajmeve, BTA.

RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË

“Falënderoj presidenten Gordana Siljanovska-Davkova për bisedën konstruktive telefonike dhe për ngushëllimet e shprehura për viktimat e përmbytjeve në Bullgari, si dhe për gatishmërinë e treguar të RMV-së për të dhënë mbështetje në përballimin e pasojave të kësaj katastrofe”.

Biseda ndërmjet dy presidentëve vjen në një periudhë kur Bullgaria po përballet me reshje intensive shiu dhe përmbytje që kanë prekur një numër të madh rajonesh në vend, duke lënë pjesë të popullsisë pa energji elektrike dhe me qasje të kufizuar në zonat e prekura.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga mediat bullgare, përmbytjet kanë marrë jetën e katër personave.

Aktivitetet e emergjencës vazhdojnë, ndërsa vullnetarë, ekipe ushtarake dhe sociale po punojnë për pastrimin e rrugëve, sigurimin e sigurisë së popullsisë dhe rikthimin e normalitetit të jetës.

/SHENJA/

MARKETING