(VIDEO) Dy të arrestuar për kokainë në Bërvenicë

(VIDEO) Dy të arrestuar për kokainë në Bërvenicë

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar sot urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy banorëve të Bërvenicës, të cilët dyshohen se kanë qenë bashkëveprues në veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotropike dhe parapërbërësve. Siç njofton Prokuroria Themelore Publike, një ditë më herët, rreth orës 2 pas mesnate, të dyshuarit kanë qenë duke transportuar gjithsej 110.31 gramë kokainë.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE-TETOVË

“Automjeti i tyre, një BMË, është vërejtur nga policia në autostradën Tetovë-Gostivar, pranë nyjës për Bërvenicë. Për shkak të lëvizjeve të pasigurta në drejtim të zig-zagut, oficerët e policisë u kanë dhënë shenjë të ndalen. Kur ndaluan pjesërisht, njëri nga të dyshuarit është përpjekur të hedhë një qese me drogë nga nën ulësen e pasagjerit, por policët e kanë penguar në këtë veprim”.

Përveç drogës, tek të dyshuarit është gjetur edhe një peshore digjitale me gjurmë kokaine si dhe një shumë e madhe parash – 206.000 denarë dhe 1.150 euro në kartëmonedha të ndryshme, të cilat janë konfiskuar përkohësisht për shkak të dyshimit se vijnë nga shitja ilegale e drogës.

Prokurori publik ka paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Tetovë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për njërin nga të dyshuarit, ndërsa për tjetrin janë propozuar masa kujdesi.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING