Amer Bajrami, merr ftesën e parë te Maqedonia U17

Amer Bajrami, merr ftesën e parë te Maqedonia U17

Amer Bajrami nga qyteti i Shkupit ka marrë ftesë për herë të parë dhe është përfshirë te përfaqësuesja U17 e Maqedonisë së Veriut. Futbollisti shkupjan që luan si mbrojtës i djathtë tek të rinjët e skuadrës së Rabotniçkit është ftuar nga seleksionuesi Vlatko Kolev për turneun kualifikues që Maqedonia U17 do ta luaj në Strumicë nga 8 deri më 14 tetor.

Amer Bajrami me futboll filloj nga mosha 6 vjeçare te skuadra Nju Jork, teksa në moshën 11 vjeçare kaloi në radhët e FC Shkupit, ku qëndroi plot 4 vite. Bajrami dy vitet e fundit është pjesë e Rabotniçkit, me të cilët u shpall kampion në sezonin 2023/24, teksa sezonin e kaluar ishin finalistë të Kupës së Maqedonisë të kategorisë së tyre.

Për Amer Bajramin ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, ku pritet ti tregojë cilësitë e veta edhe në ekipin përfaqësues U17 dhe gjithashtu të përfitojë edhe më shumë përvojë.

Kujtojmë që Maqedonia U17 në turneun kualifikues do të luaj kundër Hungarisë, Republikës Çeke dhe Gjibraltarit.

MARKETING