(VIDEO) BDI akuzon se Mickoski dhe VLEN janë vegla të “botës serbe”

Vizita e kryeministrit serb, Gjuro Macut në Shkup në mes të fushatës dhe pritja e tij nga kryeministri Hristijan Mickoski për BDI-së janë dëshmi se se Maqedonia e Veriut po rrëshqet drejt statusit të “Republikës së tretë serbe”.
BDI
“Raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Parlamentit Evropian, kanë theksuar ndikimin e rrezikshëm të ‘Botës Serbe’ në vendin tonë. Sot ky ndikim u vulos me marrëveshje të reja, të shitura si ‘bashkëpunim ekonomik’ dhe ‘stabilitet rajonal’, por që në të vërtetë përfaqësojnë vetëm një kapje të plotë të shtetit nga Beogradi, me bekimin e VLEN-it”.
BDI pyet se çfarë u diskutua në takimet e djeshme mes Beogradit dhe Shkupit dhe pse mbahet si sekret shtetëror?
Një ditë më parë kryeministri Hristijan Mickoski priti kryeministrin e Republikës së Serbisë, Gjuro Macut, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.nga qeveria informuan se dy kryeministrat biseduan për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore.
QEVERIA
Kryeministri Mickoski theksoi se Serbia është partner dhe mik i sinqertë, me të cilin ndajmë vizionin për një Ballkan të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues. Kryeministri Macut shprehu mbështetje për proceset reformuese në shtet dhe nënvizoi se Beogradi dhe Shkupi do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve”.
Nga qeveria po ashtu informuan se të dy palët u pajtuan se thellimi i lidhjeve miqësore mes dy shteteve paraqet një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. /shenja/