(VIDEO) Vrasja e shtetasit turk në Shtip, Prokuroria ngriti aktakuzë kundër pesë shtetasve turq

(VIDEO) Vrasja e shtetasit turk në Shtip, Prokuroria ngriti aktakuzë kundër pesë shtetasve turq

Pesë shtetas të Turqisë janë akuzuar për vrasjen e Enes Ozdemir, një tjetër shtetas turk, që ndodhi më 8 maj në Shtip, njoftoi Prokuroria Themelore Publike e Shtipit, pasi ka dorëzuar aktakuzën në gjykatë. Njëri prej të akuzuarve ngarkohet se e ka kryer drejtpërdrejt veprën penale të vrasjes dhe akuzohet gjithashtu për mbajtje pa leje. Tre janë akuzuar se kanë ndihmuar në kryerjen e veprës, ndërsa e pesta është një vajzë që akuzohet për ndihmë pas kryerjes së vrasjes. I akuzuari i parë është një djalë 21-vjeçar që ndodhej në Maqedoninë e Veriut pa qëndrim të rregulluar. Sipas prokurorisë, në fillim të majit ai kishte blerë një pistoletë gjysmë automatike nga një person i panjohur në Shkup, dhe më pas ishte marrë vesh me viktimën që të takoheshin në një kafene në qendër të Shtipit.

PROKURORIA E SHTIPIT

Ata ishin ulur në një nga tavolinat në qoshe të tarracës verore të kafenesë dhe kishin biseduar rreth 15 minuta. Në një moment, i akuzuari kishte shkuar në tualet dhe ishte kthyer menjëherë, kishte nxjerrë pistoletën dhe kishte filluar të qëllonte drejt viktimës, duke i shkaktuar gjashtë plagë me armë zjarri nga të cilat ai kishte ndërruar jetë”.

Sipas prokurorisë, tre të akuzuarit e tjerë, megjithësee kishin ditur planet e tij, i kishin ofruar mbështetje logjistike – e kishin strehuar në banesën ku jetonin dhe e kishin ndihmuar ta blinte armën. Ditën e vrasjes, sipas informacioneve të prokurorisë, ata e kishin transportuar deri në Shtip.

Prokuroria sqaron se pas vrasjes ata e kishin thirrur të akuzuarën e pestë që t’i transportonte me makinën e saj në Shkup, por gjatë kthimit kishin vërejtur praninë e policisë në pikën e pagesës “Miladinovci”.

PROKURORIA E SHTIPIT

Ajo e ndaloi makinën rreth 300 metra para pikës së pagesës, duke i mundësuar autorit kryesor të dilte dhe të ikte jashtë rrugës, përgjatë autostradës, ku më vonë u gjet dhe u arrestua. Të tjerët vazhduan të lëviznin me makinë drejt pikës së pagesës dhe u ndaluan nga policia”.

Katër nga të akuzuarit ndodhen tashmë në paraburgim dhe Prokuroria e Shtipit ka kërkuar që masa e paraburgimit të vazhdojë. Ndërsa ndaj të akuzuarës së pestë janë vendosur masa kujdesi. /SHENJA/

 

MARKETING