(VIDEO) Marsh për Palestinën në Shkup: Nuk do të heshtim para gjenocidit

Një marshim proteste u mbajt sot në Shkup në shenjë solidariteti dhe dënimi të krimeve të luftës dhe rrethimit të Gazës . Qytetarët u mblodhën para monumentit ‘’Simfonia e Paqes’, nga ku marshimi u drejtua drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Organizatorët e marshimit, nisma ‘’Të gjithë për Palestinën’’, theksuan se synojnë të ushtrojnë presion mbi Qeverinë që të ndërmarin hapa konkretë kundër pushtimit dhe gjenocidit Izraelit.
AMELLA CANA- DOKTORESHË
‘’Sot jemi mbledhë këtu që të japim një mbështëtjë, përkrahje shtetit, popullit i cili një vit e tepër domethën përjeton njëfar gjenocidi nuk bëhet fjalë neve nuk kemi dalë këtu të ndajmë dallimin a bëhet fjalë për luftë a jo, por duke e parë situatën e fundit se si ndalohet flota domethën me njerëz humanitar të cilat qojnë ndihmë mjekësore, ushqimore e kështu me rradhë’’.
Cana gjithashtu tha se nuk mundemi ta ndalojmë luftën por së paku të dëgjohet zëri I tyre gjithë andej që të shohin se edhe në Maqedoni përkrahet populli palestinez.
BILJANA KOCHOSKA
“Ky moment është dita e vërtet e gjykimit, ku morali ynë i brendshëm është vërtet para provimit, a jemi me të vërtet njerëz, a kemi ndjenja për empatinë, a mundemi të flejmë mirë kur fëmijë të pafajshëm vriten”.
MARIJA ARSENKOVA
“Shokë dhe shoqe, populli në Palestinë është i izoluar në Rripin e Gazës, pa qasje në ushqim, ujë, shëndetësi dhe arsim, përderisa sa forcat e jashtme kontrollojnë kur do të jetojë dhe kush do të vdes. Njerëzit në Palestinë, tani më 8 dekada jetojnë në botën e vdekjes”.
Fjalimet prekëse dhe brohorimat për një Palestinë të lirë nuk u ndalen pothuajse në asnjë moment.
ZDRAVKO SAVESKI
“Besojmë se Gaza dhe Palestina munden të jenë të shpëtuara përmes intervenimin internacional të aktivistëve nga e gjithë Bota. Urgjentishtë kërkojmë lirim të 462 aktivistëve, të cilët këto ditë u kidnapuan nga ana e ushtrisë sioniste vrasëse” .
Marshimi përfundoi përpara Qeverisë me thirrje për njohjen e Palestines dhe veprime konkrete politike. /SHENJA/