Mickoski: LSDM ka bërë gabime historike, është partia e cila pranoi ultimatumin bullgar

Mickoski: LSDM ka bërë gabime historike, është partia e cila pranoi ultimatumin bullgar

Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së, shprehu besimin se qytetarët do ta mbështesin në masë të madhe partinë e tij në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor. Sipas tij, Maqedonia duhet të vazhdojë rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit pa ndërprerje.

Mickoski kritikoi ashpër Venko Filipçen dhe LSDM-në, duke i akuzuar për fushatë të zezë dhe për gabime të mëdha gjatë kohës që ishin në pushtet.

“Kujtoni të kaluarën, kur LSDM ka qeverisur Maqedoninë dhe janë bërë gabime historike. Mos harroni emrin e përkohshëm të shtetit, si dhe pranimin e ultimatumit bullgar. Nuk duhet të lejojmë që këta njerëz të kthehen në qeverisjen maqedonase. Ne mund ta ndalojmë këtë dhe ta konfirmojmë në zgjedhjet lokale më 19 tetor. Ju bëj thirrje të dilni masivisht dhe të dërgoni një mesazh të fortë si kurrë më parë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Maqedonia nuk është shtet që duhet të nënshtrohet, por duhet të ruajë identitetin dhe trashëgiminë e saj ashtu siç është.

MARKETING