Rashford po shkëlqen te Barcelona, trajneri dhe bashkëlojtarët e lavdërojnë formën e tij

Rashford po shkëlqen te Barcelona, trajneri dhe bashkëlojtarët e lavdërojnë formën e tij

Marcus Rashford është kthyer në një nga yjet kryesorë të Barcelonës që në fillimet e tij në klubin katalanas.

Sulmuesi anglez, i huazuar nga Manchester United këtë verë, ka shfrytëzuar në maksimum rastin e dhënë pas dëmtimeve të Raphinhas dhe Lamine Yamal për të treguar vlerën e tij.


Mediat sportive dhe bashkëlojtarët e lavdërojnë për ambicien dhe profesionalizmin që ka treguar që nga dita e parë në ekip, ndërsa paraqitjet e tij në fushë dëshmojnë një rikthim të fuqishëm të besimit.

“Po e shijoj çdo moment”, ka thënë Rashford, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në të cilën ndodhet.

Rashford ka pasur nisjen më të mirë nga çdo lojtar i Barcelonës në Ligën e Kampionëve me dy gola dhe një asistim në vetëm dy ndeshje.

Në total, ai është edhe asistuesi kryesor i skuadrës me 5 pasime kyçe në 9 ndeshje zyrtare këtë sezon.

Trajneri Hansi Flick e ka mbështetur pa rezervë, duke i dhënë minuta dhe përgjegjësi që i kanë ngjallur vetëbesim.

Në vetëm dy muaj, 27-vjeçari është shndërruar nga një transferim me shumë dyshime në një prej elementëve më të mirë të skuadrës.

Me talentin, motivimin dhe besimin e ri, Rashford pritet të jetë një nga lojtarët kyç të Barcelonës gjatë gjithë sezonit.

MARKETING