(VIDEO) Të punësuarit e “Florakom” dhe “Luna” sot sërish protestuan

(VIDEO) Të punësuarit e “Florakom” dhe “Luna” sot sërish protestuan

Të punësuarit e kompanive “Florakom” dhe “Luna”, kanë paralajmëruar kallëzim adekuat kundër udhëheqësisë së kompanive për shkak se siç thonë ata, janë detyrar në mot të tillë të dalin në protesta, për shkak të pagave të pa paguara nga muaji gusht. Kryetari i sindikatës së hotelerisë dhe turizmit Stojançe Kаshikovski tha se nga dita e djeshme të punësuarit kanë ngelur edhe pa sigurim shëndetësor dhe se në mesin e tyre ka persona me sëmundje kronike apo pacient onkologjik të cilët kanë ngelur pa terapi.

STOJANÇE KASHIKOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË HOTELERISË DHE TURIZIMIT

“Të punësuarit e kompamnive “Florakom” dhe “Luna” sot sërisht dolën në protesta për shkak të pagave të pa paguara nga muaji gusht, me bllokim të bulevardit “Ilinden”. Ditën e djeshme të gjithë të punësuarit edhe nga NP “Parqe dhe Gjelbërim” dhe të dy kompanitë në fjalë bllokuam më shumë udhëkryqe dhe në atë mënyrë shprehëm revoltën tonë për pagat. Protestat që i mbajtëm 3 ditët e kaluara ishin të frytshme, por pagat u lëshuan vetëm për të punësuarit në NP “Parqe dhe Gjelbërime” ndërkaq për dy kompanitë simotra jo”.

Kashikovski tha se nëse gjatë ditës së sotme nuk paguhen pagat për këta punëtorë, protestat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Ata po ashtu kërkojnë përmirësim të kushteve, përkatësisht pagesë të K-15, shpërblim jubilar, shtesa për Vitin e Ri dhe shpërblim i largimit nga puna për punëtorët që u përfundon marrëdhënia e punës.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING